Demokratët e Shkodrës analizojnë zgjedhjet e 25 prillit: Humbja erdhi nga Malësia e Madhe, Puka dhe Vau i Dejës

11 Maj 2021, 18:03

Pavarësisht se ishte një nga 4 qarqet ku PD fitoi, demokratët e Shkodrës janë të pakënaqur me rezultatin e 25 prillit. Gjatë një analize të bërë nga dega e PD në këtë qark, demokratët janë shprehur se rezultati maksimal nuk u arrit në disa zona si Malësi e Madhe, Pukë dhe Vau i Dejës.