-
VIDEO
Mblidhet KAS, shqyrtohen sot 3 qarqet e fundit! Pritet vendim për Korçën, Elbasanin dhe Fierin
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ shqyrton sot kërkesat ankimore për 3 qarqet e fundit që kanë mbetur, respektivisht Korçën, Elbasanin dhe Fierin.
Kujtojmë se në mbledhjen e së premtes KAS vendosi që do të administrohen si prova, kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve PEI.
-
VIDEO
Rezultati i 25 prillit/ KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për prova shtesë për Korçën
KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për prova shtesë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës. Si prova do të shërbejë vetëm të dhënat që vijnë nga kryqësimi i të dhënave të pajisjes PEI. Ndërkaq KAS ka filluar edhe shqyrtimin e ankesës për qarkun Fier.
-
VIDEO
Iu zbrit një votë kur i duheshin plus 136, LSI: Rivlerësimi i votave u bë në mënyrë jo objektive
Pas rinumërimit të 108 kutive në Durrës, LSI ka kërkuar që të mos miratohet ky rinumërim pasi është bërë në mënyrë jo objektive sipas përfaqësuesit të kësaj force politike, Altin Kaziaj.
"Nuk kishte surpriza, dihet që do të ishte si në Berat. Pjesa e vlerësimit të votave nuk ka qenë objektive. Janë rivlerësuar nga ana juaj vota gabimisht. Kërkojmë mosmiratimin e rivlërimit të votave të bëra nga ana juaj. Kërkojmë pavlefshmërinë në Qarkun Durrës", tha ai.
-
VIDEO
KAS i rrëzoi kërkesat ankimore për Tiranën, Durrësin e Shkodrën, përfaqësuesi i PD: Vendimet e komisionit, zbatim i urdhrave politike që i vinin me mesazhe
-
Për përfaqësuesin e PD në KAS, Marash Logun, vendimet e këtij Komisioni që rrëzoi kërkesat ankimore të kësaj partie për Tiranën, Durrësin e Shkodrën, janë vendime politike me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim nga KQZ, Logu tha se PD kishte dorëzuar një sërë provash që faktonin shkelje të rënda para dhe gjatë zgjedhjeve, duke akuzuar KAS se nuk zbatoi ligjin.
"Nga PD janë vendosur në dispozicion të KAS materiale voluminoze për këto qarqe dhe prova të shumta q faktonin shkelje të rënd atë ligjit. Duke patur parasysh numrin e madh të shkeljeve, provave që ne i vumë në dispozicion KAS, pritëm që ky komision të zbatonte ligjin dhe të shmangte zbatimin urdhrave politike që i vijnë në telefonat e tyre përpara vendimeve të rëndësishme. Lidhur me qarkun e Tiranës, sikurse dhe për Durrësin dhe Shkodrën, kërkesat tona për prova shtesë u rrëzuan. Ne kemi paraqitur fakte se si votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar. Në Durrës ishin ngritur struktura për blerje votash, edhe në Shkodër po ashtu. Është fakt i provuar se burimet shtetëror enë Shkodër, Durrës e Tiranë u përdorën masivisht në shërbim të PS. Ne do t'i shkojmë këtij procesi deri në fund", tha ai.
KAS rrëzoi sot kërkesën e PD për pavlefshmëri në Durrës e Shkodër dhe për prova shtesë në Tiranë.
-
-
VIDEO
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri zgjedhjesh në Shkodër dhe Durrës! Pranon të LSI për hapjen e 108 kutive në Durrës, i duhen 136 vota për t'i marrë mandatin PS-së
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ka rrëzuar kërkesën ankimore të PD dhe LSI për pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës. Ndërkaq KAS ka pranuar kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive të votimit po në këtë qark.
-
VIDEO
KAS vendos rrëzimin e kërkesës së PD-AN për pavlefshmëri zgjedhjesh në qarkun e Shkodrës
KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të PD për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Shkodër.
-
VIDEO
KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërim të 108 kutive të votimit në Durrës, diferenca me 136 vota! PS: Mandati ynë legjitim, zero mundësi të ndryshojë rezultati
KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës. Numërimi do të bëhet nesër në orën 9. Do të rinumërohen votat në 108 kuti votimi në këtë qark. Mandati i LSI varet nga 136 vota, të cilat duhet ti marrë nga rinumërimi i votave.
-
VIDEO
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri zgjedhjesh në Durrës
KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për pavlefshmëri zgjedhjesh në Durrës. Ndërkohë vijon me shqyrtimin e kërkesës së LSI po për këtë qark.
“Rrëzimin e kërkesës ankimore numër 37 të PD. Ky vendim është i ndërmjetëm dhe do të jetë pjesë e vendimit përfundimtar të KAS. Mund të bëhet ankim në Kolegj Zgjedhor”, thotë anëtari i KAS.
-
VIDEO
Debate gjatë mbledhjes/ KAS s’pranon prova të reja për Durrësin, tërhiqet të marrë vendim për kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh
KAS nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për prova të reja sa i përket qarkut të Durrësit. KAS, dëgjoi me vëmendje të gjitha pretendimet e ngritura nga PD dhe LSI, por vendosi që të mos marrë prova shtesë. Kësisoj KAS është tërhequr për të marrë vendim për kërkesën për të shpallur zgjedhjet të pavlefshme.
“Me shumicë vendos të konfirmojë të njëjtin qëndrim se KAS nuk pranon që të drejtohet institucioneve për 19 kërkesat për prova të kërkuara nga PD dhe ky është një vendim i ndërmjetëm që duhet të arsyetohet bashkë me vendimin përfundimtar. Kërkesa për pavlefshmëri, kas do tërhiqet për vendim për një vendim të ndërmjetëm”, tha ai.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së në KAS, Marash Logu shprehet se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark.
“4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu.
Relatori i KAS, Koli Bele është shprehur se në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste.
“Nga një verifikim i bërë na rezulton që në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste”, tha Bele.
-
VIDEO
Mblidhet KAS, shqyrton kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Durrësin dhe Shkodrën
Mblidhet sërish KAQ dhe po shqyrton kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Durrësin dhe Shkodrën. Dje KAS hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për Durrësin dhe Shkodrën. LSI kërkoi pavlefshmëri zgjedhjesh dhe rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës, kurse për Shkodrën nuk kishte bërë asnjë kërkesë ankimore. Nga ana tjetër PD ka kërkuar pavlefshmëri zgjedhjesh në Shkodër dhe Durrës.
-
VIDEO
Dje përfundoi numërimi për 46 kuti të Beratit, LSI rikuperoi me 3 vota, PS me 6! Kas vijon sot numërimin e 68 kutive të tjera të votimit
KAS vijon edhe sot numërimin e votave për qarkun e Beratit. Rinumërimi ka nisur dje pas pranimit të kërkesës së LSI dhe në total janë 114 kuti për tu numëriur pas pretendimeve të LSI.
Dje ka përfunduar numërimi i 46 kutive të para votimit dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin.
-
VIDEO
Ndahet mandati për 74 vota, rinumërohen 114 kuti në Qarkun Berat! Përfundon numërimi për 46 kuti, LSI rikuperon me 3 vota
Ndërkohë që ka përfunduar numërimi 46 kutive të votimit nga 114 që janë në total, dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota mes është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin. Nesër pritet që të vijojë rinumërimi i kutive të votimit për 68 kuti