Demokratët protestë në Elbasan, Basha nga Fieri: Rama s'ka shans t'ua djegë vitin studentëve

3 Shkurt 2019, 13:29

Lideri demokrat Lulzim Basha ka ftuar qytetarët e Fierit t’i bashkohen në protestën e 16 shkurtit, që opozita do të organizojë në Tiranë para Kryeministrisë.

“Trefish taksa lokale e Fierit krahasuar me atë të Mallakastrës. Vende pune ma paga dinjitoze, ky është prioriteti i PD-së. Kjo është mundur, kush thotë të kundërtën gënjen. Ju ftoj në 16 shkurt të vini në Tiranë" tha ai.

E ndërsa kryeministri Rama u kërkoi dje studentëve që t'i kërkojë llogari rektorit të Universitetit për bllokimin e fakulteteve (lexo këtu), pasi u rrezikohet viti akademik, Basha u bëri një premtim.

“Asnjë shans nuk ka Edi Rama t’ua djegë studentëve vitin akademik. Me mirënjohjen për zgjimin e madh kombëtar, viti akademik  do t’u njihet i plotë studentëve” tha Basha.

 Ndërkohë, në Elbasan struktura të Partisë Demokratike zhvilluan një tubim duke u ankuar për betonizimin e qytetit nga bashkia e duke kërkuar bashkim në Tiranë në 16 shkurt.

    No videos found.