Grupi i pedagogëve në grevë/ Rama: Kanë hallin e revolucionit të 16 shkurtit, studentët mos rrinë si pula

TIRANE-Prej pasdites së djeshme një grup pedagogësh të Universitetit të Tiranës kanë nisur grevën, pasi skadoi afati që i kishin vendosur ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të ndryshuar ligjin e Arsimit të Lartë (lexo këtu). Por, kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët e Mjekësisë paraditen e sotme, shtroi sot tre pyetje për këtë grup pedagogësh, ndërsa kishte një thirrje edhe për studentët. Kreu i qeverisë u shpreh se pedagogët që kanë hyrë në grevë, mes tyre edhe Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, kanë hallin e protestës së 16 shkurtit që po organizon opozita kundër qeverisë.

"Disa Mark Markë rrugëve atje, që kanë hallet e tyre. Unë nuk shkoj dot të hap derën e universitetit me dhunë dhe as të marr letrat për bursë, ti më thua mua dua këtë dhe atë, unë po të them ç'të bësh. Autonomia universitare është liri dhe përgjegjësi. Sekretaritë në universitete duhet të përgjigjen për ju. Kaq pula jeni ju, shkoni kërkoni të drejtën tuaj, do iu digjet viti. Sikur dolët në dhjetor për të drejtat tuaja, bëtë shumë mirë. U bë mirë që e morët vesh që unë nuk të vras, maksimumi debati në Ëhatsupp, por ke të drejtë nuk kam cfarë të them.

Ju duhet ti bëni Mark Markëve, një pyetje, sepse kërkesat e studentëve nëse ju nuk do të ngatërroni kohën me sistemet, duhet ti bënin ata, këto që kërkoni ju. Pyesni pak ata, Mark Markët me shokë, a janë dakord me vlerësimin e titujve akademikë dhe të thonë si dhe kur e duan? Por këtë nuk e thonë këtë. Keni parë që thonë të ndalohet denigrimi i pedagogëve, por për cfarë? A janë dakord ata që të ndalohet tregtia e librave të pedagogëve për notën?

Dhe pyetja e tretë është, a janë dakord që cdo vit studentët të bëjnë një vlerësim të performancës së pedagogëve, e përdor gjithë bota? Aty do të kuptojmë nëse e bëjnë grevën për ju, apo se nuk duan të përgjigjen për këto tre pyetje. Këta që bëjnë greva dhe u mbajnë peng ju duhet tu japin përgjigje këtyre pyetjeve. Po e morët përgjigjen, më lajmëroni dhe jam prapë unë fajtor. Mark Marku do të bëjë revolucionin e 16 shkurtit, janë në botën e tyre ata.

Do të humbas vitin unë se ju doni të bëni greva?! Ndërkohë që jeni aty të paguar nga taksat tona. Si lejohet kjo? Si mund të rrini ju si pula, që të vijë gjeli nga Kryeministria, t'iu shpëtojë' tha ai. Asambleja e Pedagogëve vendosi dje të nisë grevën, duke bojkotuar kështu mësimin në fakultete pasi dështuan që të gjejnë gjuhën e përbashkët në takimin që zhvilluan me ministren e Arsimit (lexo ketu). Thirrjes së Asamblesë i janë përgjigjur vetëm dy fakultete, ai i Shkencave Sociale dhe Histori Filologji deri tani. 

Ndërkohë që pas takimit me studentët kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, inspektuan punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Godinës numër 1 të Konvikteve të Mjekësisë. Rikonstruksioni i plotë i saj do të vazhdojë me përfundimin e vitit akademik dhe studentët të lirojnë dhomat. Kryeministri Rama tha se bashkë me marrëveshjet e financimit me

KFË-në, deri në fillim të vitit të ardhshëm të gjitha konviktet do të jenë të mbyllura. "Me këtë gjë i bie që të jemi OK në vjeshtë, përveç KFË-së, që do marrë më shumë kohë, faktikisht, në momentin që ne e kemi mbyllur atë si marrëveshje, të gjithë procedurat kanë filluar, besoj deri në fund të vitit, në fillim të vitit tjetër," u shpreh Kryeministri Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
Rama: Rektorët dhe dekanët zihen për tendera për rojet qesharakë, jo për studentët

Referuar kërkesave të studentëve, Rama tha se një pjesë të tyre duhet t'i zgjidhin vetë universitetet, por shtoi ai, dekanët dhe rektorët janë në konflikt vetëm për tendera. "Konflikti mes rektorëve dhe dekanëve bëhet për tendera, rojet, paguajmë roje për universitetin, një mal me lekë. Ndërkohë që fare mirë, nuk ka nevojë për roje private, e bën edhe më qesharak universitetin, sa të mbaruar janë, që vijnë vërdallë, që as të ruajnë, as ruhen. Universitetet mund të kenë rojet e tyre në organikë, pasi nëse duhet më shumë vjen policia. Ato janë para pa fund që mund të përdoren për biblioteka' tha Rama.   

Ora 12:13
Zaptimi i hapësirave në QS/ Rama: Po mundohemi të prishim kontratat, po Nishani ç'pati?

Kryeministri Rama deklaroi sot se qeveria ka nisur proceset gjyqësore për të prishur kontratat me personat që kanë zaptuar hapësirat në Qytet Studenti. Rama kishte një përgjigje edhe për Bujar Nishanin që deklaroi se do e padisë kreun e qeverisë për shpifje (lexo ketu), pasi ky i fundit akuzoi pak javë më parë se vëllai i Presidentit e ktheu në lloto mensën në QS (lexo ketu).

"Aty ka qenë mensë, aty është lokali i një ministri, vëllait apo kunatit, ne po mundohemi të prishim kontratën e bërë nga ministri për vëllanë e vet. Por duhet të ruhesh, pasi kur shkon në gjyq, gjyqi mund të thotë se kontrata është e rregullt dhe jepi leket. Më bëri përshtypje Bujar Nishani, unë thashë vëllai i një Presidenti, kur ky u hodh përpjetë dhe tha nuk jam unë. Tha do të shkojmë në gjyq, hajde shkojmë, por kush tha emrin tënd. Kjo është situata e trashëguar. Fajin e kanë ata dhe nuk diskutohet" tha Rama.

Ora 12:02
Bllokimi i fakulteteve, Rama-studentëve: Nxirrni rektorin nga shtëpia, merr paga edhe nga 13 borde, çfarë bën ai?

E ndërsa një pjesë e studentëve i janë rikthyer mësimit pas protestave, te Filologjiku ende situata nuk është normalizuar, ndërsa studentët e Juridikut janë transferuar te 'Petro Nini' për të zhvilluar mësimin në ambientet e gjimnazit pasdite, pasi ambientet e fakultetit vijojnë që të jenë të bllokuara nga një grup studentësh. Gjatë takimit sot me studentët, Rama u ka kërkuar studentëve që t'i kërkojnë llogari rektorit për gjendjen e krijuar.

"I shkoni në shtëpi rektorit dhe i thoni dil jashtë, se merr paga edhe nga 13 borde, dil jashtë dhe hajde këtu, më hap universitetin të marr dokumentet për bursat. Shkoni rrinë atje të dera e universitetit. Nëse e kërkoni këtë nga unë dhe qeveria e kërkoni në derën e gabuar, pasi nuk mund të fusim policinë nëse nuk e kërkon rektori. Po me cfarë merret rektori, nëse nuk garanton mësimin? Cfarë borxhi kanë prindërit që të humbasë fëmija vitin dhe të presë që të hapet dera. Unë vij me ju, por mblidhuni atje, ajo ne shkuam atje, por na thonë se jeni të FRESSH-it" tha Rama.

Ora 11:20
Godina nr.1 me sallë të re leximi: Veliaj: Po përmbushim pjesën tonë të Paktit për Universitetet

Studentët e mjekësisë që jetojnë në Godinën Nr.1 në qendrën rezidenciale në rrugën “Dibrës” kanë tashmë ambiente më të mira higjenosanitare si dhe një sallë leximi moderne. Bashkia e Tiranës ka vijuar punimet për rikonstruksionin e plotë të Godinës Nr. 1, ku fillimisht është ndërhyrë në ambientet e përbashkëta, banjat, dushet e sallat e leximit. Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës në përmbushje të detyrave që i përcakton Pakti për Universitetin, ka filluar punën për rikonstruksionin e një numri të konsiderueshëm konviktesh në të treja qendrat rezidenciale që funksionojnë në Tiranë. 

“Donim shumë që këtë fundjavë të bënim një ndalesë të vogël edhe për të parë këtë sallën e re që është bërë edhe për të parë se si u mbaruan, ose se si kanë filluar të mbarohen porositë që u lanë nga kryeministri për secilin prej nesh që mori një copë të Paktit për Universitetin. Ajo copa që i takon Bashkisë së Tiranës ka të bëjë me konviktet. Siç dakordësuam bashkë për planin e punës, fillimisht hapësirat e përbashkëta, pra ato hapësira që ne mund të punojmë dhe mund të investojmë. Mbaj mend si ishte herën e fundit kjo sallë dhe si është transformuar sot, punë ditësh. Siç ramë dakord do të punojmë për dushet, për nyjet higjieno-sanitare derisa ju të jeni në mësim”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 02/02/2019 19:44

    Ed Rama na I dha lejen JO VETEM PEDAGOGET DHE STUDENTET PO DUHET TE NGRIHET I GJITHE POPULLI ME 16 shkurt per PERMBYSUR DIKTATUREN SKLLAVERUESE TE RILINDJES SE RAMES TE GJITHE EMIGRANTET MBESHTESIN PROTESTEN E 16 shkurtit POSHTE DIKTATORI RAMA

    Përgjigju
  • Robi: 02/02/2019 17:44

    Sot në mesditë një sharebajge e leshitdhise u shfaq në ekran duke lexuar një deklaratë të përgatitur nga Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë kundër kryeministrit Rama. Një fëmijë që po luante me lodra në qejf të vet kur ktheu kokën nga ekrani i TV filloi të qajë i tmerruar dhe ju drejtua mamit; mami fike televizorin se ka dalë një cakall dhe me tremb. Mami u mundua të qetësojë fëmijën por fëmija ju afrua ekranit dhe tregoi me gisht 2 dhëmbët e cakallit ne gojen e Kejdi dhembcakalles që vertet tmerronin fëmijët sa herë ajo hapte gojen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE

Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE