Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë një rrugë alternative dhe urë të re

24 Shkurt, 19:58 | Përditesimi: 24 Shkurt, 19:58

Prej katër ditësh, aksi kombëtar Librazhd–Pogradec, që lidh Juglindjen me Tiranën, mbetet i paralizuar pas shembjes masive te Ura e Dragostunjës. Në mbrëmje drejtori i Autoritetit rrugor Ami Kozeli, deklaroi se nga analiza e situatës, e realizuar nga disa institucione, shkaqet e shembjes në zonë mbeten natyrore, nga sasiirat e mëdha të reshjeve, të erozioni i lumit Shkumbin. Kozeli bëri të ditur se është vendosur ndërtimi i një rruge të re alternative në shtratin e lumit, por ende askush nuk është në gjendje të thotë se sa kohë do të vijojë situata e bllokimit. 

    A.M/Shqiptarja.com