Dëmtimi i rrugës dhe urës që lidh 10 fshatra me qytetin e Fierit, banorët: Rrezikohen jetë njerëzish, një dridhje timoni i hedh fëmijët në kanal

28 Dhjetor 2022, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2022-12-28 18:14:02

Banorët e fshatrave të bashkisë Patos por edhe të Roskovecit për të shkuar në Fier u duhet të kalojne në nje aks rrugor problematik. Në disa segmente të kësaj rruge siç shikohet edhe nga pamjet asfalti i rrugës ka marrë plasaritje madje në disa vende është çarë duke shkaktuar edhe shembje gjë që ka sjellë vështirësi në lëvizjen e automjeteve.