Dëmtohet çatia e memorialit të ‘Skënderbeut’ në Lezhë! U restaurua vetëm 5 vite më parë nga Ministria e Kulturës

10 Shkurt 2023, 15:43

Megjithëse u restaurua në vitin 2018 nga Ministria e Kulturës, Memoriali i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, në Lezhë është dëmtuar në pjesën e çatisë. Shkak mendohet cilësia e dobët e punimeve, megjithatë ka nisur vlerësimi i dëmeve nga Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore