Dëmtohet lulishtja e re në Lezhë, vidhen ndriçuesit! Telat e energjisë rrezik për fëmijët dhe qytetarët

3 Maj, 09:45

U inaugurua vetëm pak kohë më parë si lulishtja me standardet më të larta në Lezhë, por shumë shpejt nisi të dëmtohej. Vjedhja dhe dëmtimi i ndriçuesve detyroi Bashkinë e Lezhës që t’i heqë të gjithë ndriçuesit e vendosur, por la pas një situatë problematike. Rrjeti elektrik mbeti mbi sipërfaqe në një lulishte që frekuentohet edhe nga fëmijët.