Denigronin drejtuesit e policisë me portalin gjobëvënës, shefi i sektorit dhe zyrtarja përjashtohen nga AMP

31 Maj, 11:20 | Përditesimi i fundit: 2024-05-31 20:04:39

Përjashtohen nga AMP, shefi i sektorit Kushtrim Selimi dhe zyrtarja Regina Omeri, pas arrestimit se denigronin figurën e drejtuesve të lartë të policisë me lajme të rreme përmes një portali. Në skemë i përfshirë edhe vëllai i Selmit, i cili është shef kundër narkotikëve në SHISH.