Dënimi i Mimoza Ahmetit për ndërtim pa leje në Petrelë, kryeplaku: Ishte shtëpi e vjetër, nuk ka jetuar njeri

16 Nëntor 2022, 14:16

Kryeplaku i fshatit Petrelë, Hilmi Aga ka bërë me dije se ndërtimi pa leje nga Mimoza Ahmeti në këtë zonë ka nisur rreth 3-4 muaj pas tërmetit të fuqishëm. Në një intervistë për Report Tv, Aga u shpreh se nuk ka informacion nëse është ndërtuar me leje apo jo, por nuk e ka përfshirë në shtëpitë e dëmtuara pasi aso kohe ishte banesë e braktisur ku nuk jetonte askush.