Denoncimi në Report Tv/ Të miturit që shfrytëzoheshin dhe lypnin të zhveshur rrugëve të Durrësit do të jetojnë në Tiranë me gjyshen! I shoqëron policia

12 Tetor 2022, 12:58

Dy fëmijët e mitur, 3 dhe 4 vjeç, të cilët lypnin të zhveshur në rrugë në qytetin e Durrësit, do të jetojnë në Tiranë me gjyshen e tyre. Vendimi është marrë pas publikimit të denoncimit nga Report Tv se prindërit i nxjerrin çdo ditë në rrugë fëmijët e tyre në të tilla kushte, ndërkohë që i pranishëm aty ishte edhe një furgon policie i ka kaluar shumë pranë dhe thjesht ka injoruar situatën.