'Dënoni dhunën ndaj atyre që mbrojnë rendin', Çuçi debat me Mediun dhe Çelajn në komision! Dy deputetët e opozitës braktisin mbledhjen

27 Tetor, 13:30 | Përditesimi: 27 Tetor, 13:30

Akuzat për dhunë policore gjatë protestave dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama sollën debate në Komisionin për Çështjet e Brendshme. Deputeti demokrat Isuf Çelaj dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkuan që qeveria të japë llogari për veprimet e policisë, ndërsa kryetari socialist i komisionit, Bledar Çuçi, u kërkoi të dënojnë edhe sulmet me molotovë ndaj efektivëve.

E.H/Shqiptarja.com