Depistimi/ Rreth 13 mijë nxënës kanë probleme me shikimin! Prindërit ankohen: S'ia heqim dot celularin

21 Janar, 15:18

Jo, pak por rreth 13 mijë nxënës në shkollat e vendit kanë rezultuar me probleme të shikimit pas depistimit që u bë në shkallë kombëtare. Sipas mjekëve kjo shifër mund të jetë më e lartë pasi thuajse çdo ditë trajtojnë fëmijë që kanë probleme me shikimin. Si shkak kryesor vlerësohet përdorimi i celularëve.