Deputetët e Partisë së Lirisë u larguan para përplasjeve, Berisha: Duhet të qëndronin deri në fund në protestë

18 Prill, 14:57 | Përditesimi: 18 Prill, 14:57

Sali Berisha u pyet nga ndjekësit në rrjetet sociale për tre deputetët e Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho të cilët u larguan nga protesta pasi kreu i PD mbaroi fjalimin. Berisha tha se deputetët duhet të qëndrojnë deri në fund, por shtoi se dje në mënyrë selektive deputetët e drejtues të partive u sulmuan qëllimisht me shkopinj gome dhe spraj kundër ariut.

 

I.M/Shqiptarja.com