Deputetët e PD debat me Peleshin: Vokshi u ndalua nga Garda të shkonte te sekretaria, të dalë jashtë gardisti! Kryetari i Kuvendit: Nuk i urdhëroj unë

7 Maj, 21:09 | Përditesimi: 7 Maj, 21:09

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është përplasur me disa deputetë të Partisë Demokratike. Ishte Albana Vokshi, e cila i kërkoi Peleshit të nxirrte jashtë sallës punonjësit e Gardës së Republikës, pasi ky i fundit e kishte penguar deputeten të akesonte sekretarinë në sallë, që është e pozicionuar në pjesën e sipërme pas karrigeve të ministrave.

A.M/Shqiptarja.com