Deputetet e PD i kthejnë kurrizin, Rama në Kuvend: Më mirë shpina sesa fytyra juaj! Besnikëria e Nokës ndaj Berishës monopol, do ta quaja ‘Besnik Flamur Noka’

19 Nëntor, 12:04 | Përditesimi: 19 Nëntor, 12:04

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën pasi disa deputetë të PD i kthenë shpinën pasi ai shkoi në foltore për të marrë fjalën. Rama ironizoi edhe Flamur Nokën kur tha se Niko Peleshi ështe besnik i tepruar ndaj Ramës.

“Dhe të ankoheni për ligjin dhe të më ktheni mua kurrizin sikur nuk shkon. Më mirë shpina se fytyra juaj. Jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi kryetarin e kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetari të partisë ndërkohë që Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe s'ka autoritet konkurrence që ia vë dyshim monopolin dhe madje do ta quaja besnik Flamur Noka.”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com