Deputetët e Rithemelimit shkojnë në Kuvend ende pa nisur seanca, marrin karriget e mazhorancës dhe i përmbysin në Foltore

2 Nëntor 2023, 09:36 | Përditesimi i fundit: 2023-11-02 09:47:12

Deputetët e Sali Berishës kanë shkuar në Kuvend rreth një orë para se të nisë seanca në orën 10:00. Report Tv sjell pamjet se si deputetët e Berishës janë futur në Kuvend me skenarin e qartë për të bllokuar sërish seancën plenare.