Deputetët e Shkodrës braktisin ‘Foltoren’, nuk i shkon as Topalli, por i çon të bijën! Berisha kundër komisionit hetimor të PD për 25 prillin: S’vërtetoi vjedhjen e votave, tani gënjen njerëzit

1 Tetor 2021, 20:58 | Përditesimi: 1 Tetor 2021, 20:58

Sali Berisha vijon të lëviz me ‘Foltoren’ e tij nga qyteti në qytet për të mbledhur demokratët për t’i bindur që kreu i PD-së, Lulizm Basha duhet të shkarkohet pse e përjashtoi atë nga grupi parlamentar i PD. Në bastionin e demokratëve, Berisha u braktis nga të gjithë deputetët  e PD në Shkodër të zgjedhur më 25 prill dhe figurat kyçe demokrate, ndërsa krah tij u shfaqën mbështetësit e përhershëm nga Tirana si Flamur Noka, Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.

KT/Shqiptarja.com