Deputetët ngrenë shqetësimet e qytetarëve, seanca plenare ‘mbyllet’ për ministrat! Asnjëri i pranishëm në Kuvend

30 Mars, 19:17 | Përditesimi: 30 Mars, 19:17

Ndërsa seanca plenare vijon, për ministrat duket të ketë përfunduar.

Deputetët po marrin njëri pas tjetrit fjalën për të sjellë në vëmendje shqetësimet e qytetarëve, por në sallë nuk ka asnjë ministër të pranishëm.

Më herët, ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për përzgjedhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit

I.M/Shqiptarja.com