Ja momenti kur deputeti i PD Endri Hasa godet Ramën me vezë në bark

20 Dhjetor 2018, 10:34 | Përditesimi i fundit: 2018-12-20 11:24:25

TIRANE-Sot prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa opozita është rikthyer pas pesë muajsh duke shpëtuar mandatet. Opozita e nisi bojkotin që në datën 23 korrik të këtij viti. E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar (lexo këtu), pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kishte në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet (lexo këtu).

Ndërkohë që në rendin e ditës janë disa pika të rëndësishme, mes të cilave; dekreti i presidentit për buxhetin që pritet të rrëzohet nga shumica. Por para votimit do të ketë një debat mes grupeve parlamentare mbi argumentin e kreut të shtetit, kërkesat e studentëve.