Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi kishte një ankesë reale por që shkaktoi të qeshura në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku i pranishëm ishte Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Korreshi tha se ishte shqetësuar nga telefonatat që bëjnë kompani të ndryshme që bëjnë promocione për dyshekë. Korreshi pyeti komisionerin nëse kompanitë celulare mbajnë përgjegjësi për të dhënat personale, numrat e telefonit.