Deputeti shqiptar si Trump: OBSH gaboi, duhet ta shpallte pandeminë që në janar!

16 Prill 2020, 20:33

TIRANË- Deputeti Enver Roshi ka fajësuar OBSH-në si shkaktare kryesore se përse COVID-19 ka marrë përmasa kaq të mëdha botërore, me argumentin se duhet ta kishin shpallur pandeminë shumë kohë më parë që shtete të merrnin masa. Në një intervistë për emisionin "Repolitix" në Report Tv, Roshi shprehet se që në fund janari apo në fillim shkurti COVID- 19 i kishte plotësuar kriteret për t'u shpallur pandemi.

''Mund të ketë pasur raste, por kjo mbetet hipotetike. Pasi s'ka patur të dhëna statistikore, por kemi patur edhe kulmin e epidemisë së gripit në atë periudhë. Ne nuk kemi të dhëna që ky virus të ketë ardhur para muajit mars në Shqipëri. OBSH ka qenë e vonuar në shpalljen e pandemisë globale. Që në fund janari apo në fillim shkurti duhet ta kishte shpallur dhe vendet do të merrnin masat për mospërhapjen. Covidi e plotësoi kriterin për pandemi, që në fund të janarit dhe fillimin e shkurtit. Shqipëria hyri herët në marrjen e masave në kohë. Sistemi shëndetësor të paktën nuk kaloi në kolaps. Shqipëria ka veçori të ndryshme. Shqipëria ka një popullatë relativisht të re. Kjo bën që ne të prekemi më pak për shkak të shpërndarjes moshore''-tha mjeku Roshi, e ndërsa më herët kritika për OBSH-në ka pasur edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump