Trump 'dënon' OBSH, ndërpret fondet e SHBA për këtë institucion pas akuzave për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit

 Trump 'dënon' OBSH, ndërpret fondet e SHBA për këtë institucion pas akuzave për keqmenaxhim të krizës së koronavirusit

Presidenti Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetit. Vendimi u mor pas paralajmërimit të vetë Presidentit amerikan këtë të premte për shkak të një sërë ankesave që kishte për mënyrën sesi OBSH trajtoi krizën e COVID-19, dhe afrimitetin që kjo organizatë-sipas tij- kishte krijuar me Pekinin zyrtar pavarësisht se SHBA është dhuruesi i saj më i madh.

Trump u shpreh këtë të martë se është bërë një rishikim dhe se sipas kësaj “SHBA do të ndërpresë fondet ndaj OBSH për shkak të keqmenaxhimit të rëndë të krizës dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit".

Njoftimi i Trump vjen në mes të pandemisë më të rëndë globale në dekada, dhe përpjekjeve të mëdha të Presidentit për të mbrojtur me zemërim trajtimin që ai i ka bërë shpërthimit të virusit vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara.

Mes pyetjeve të mprehta në lidhje me faktin nëse ai minimizoi krizën apo injoroi paralajmërimet për ashpërsinë e saj nga anëtarët e administratës së tij, Trump ia ka hedhur dikujt  tjetër përfshi  këtu OBSH-së dhe medias.

SHBA jep 400 deri në 500 milion dollarë të ardhura si fonde për OBSH çdo vit, tha Trump, duke përmendur se Kina "kontribuon afërsisht 40 milion dollarë."

"Sikur OBSH të kishte bërë punën e saj për të futur ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe për t’i  bërë thirrje për mungesën e transparencës Kinës, shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij duke lënë pas shumë më pak vdekje", tha Trump.

Vendimi i Trump për të tërhequr fondet nga OBSH pason një model skepticizmi ndaj organizatave botërore të filluar shumë kohë përpara pandemisë së koronavirus. Trump ka vënë në pikëpyetje fondet amerikane për Kombet e Bashkuara, të tërhequr nga marrëveshjet globale për klimën dhe e ka shkatërruar Organizatën Botërore të Tregtisë - duke pretenduar se të gjitha po shkelnin Shtetet e Bashkuara.

Senati Demokratik Chris Murphy nga Connecticut, i cili shërben në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, tha më herët të martën se ndërsa OBSH dhe Kina "bënin gabime", Trump gjithashtu po kërkon të heqë fajin nga administrata e tij.

"Tani për tani, ka një përpjekje shumë të koordinuar në mes të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatëve të tyre për t'u përpjekur të gjejnë rrugëdalje për gabimet fatale që bëri Presidenti gjatë fazave të hershme të këtij virusi," tha ai.

Murphy shtoi: "Është thjesht një ironi e egër që Presidenti dhe aleatët e tij tani po kritikojnë Kinën ose OBSH për faktin se ishin të butë ndaj Kinës, kur në fakt ishte Presidenti fajtori kryesor për Kinën gjatë fazave të hershme të kësaj krize."

Trump tha të martën se nëse OBSH do të kishte vepruar në mënyrë të duhur, ajo mund të kishte ndaluar udhëtimin për njerëzit që vinin nga Kina më shpejt. Ai tha se OBSH mori një vendim "të rrezikshëm dhe të kushtueshëm" që  kundërshtoi kufizimet e udhëtimeve nga Kina.

Por kujtojmë se në këtë perjudhë, pra vetëm disa ditë përpara se Trump vendoste ndalimin e udhtimeve me Kinën, ai po ashtu ishte një ndër personat i cili vlerësoi punën e bërë për parandalimin e COVID-19.

Më 24 janar, përmes një Tëitteri Trump shprehej: "Kina ka punuar shumë për të kufizuar përhapjen e koronavirus. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë shumë përpjekjet dhe transparencën e tyre. Gjithka do të shkojë mirë. Dua të falënderoj veçantërisht Presidentin Xi në emër të Popullit Amerikan! "

Njoftimi i së martës për ndërprerjen e fondeve erdhi ditë pasi një tjetër aleat i madh amerikan - Mbretëria e Bashkuar - njoftoi një kontribut shtesë 65 milion paund për OBSH.

Masa për të ngrirë fondet është më e fundit në një seri veprimesh të administratës kundër organizatave ndërkombëtare shumëpalëshe. Para kësaj pandemie, propozimi i administratës për vitin fiskal 2021 vendosi një ulje prej 65 milion dollarë për Organizatën Botërore të Shëndetit - një ulje më shumë se 50% krahasuar me FY20.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/04/2020 06:41

    Shume mire ka bere per kete organizate parazitare sepse nuk meriton asnje fond le t'ja japi Kina e virusit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim