Deputetja e PDK-së i heq mikrofonin Albin Kurtit: Mos na shit përralla

3 Prill, 22:34 | Përditesimi: 3 Prill, 22:34

Gjatë kohës sa kryeministri Albin Kurti po fliste, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka bërë një gjest proteste.

Ajo shkoi te foltorja dhe ia largoi mikrofonin të parit të Qeverisë.

“M’u kthy në temë, kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisë, dhe nuk e ke realizu asnjë projekt”, i tha Musliu, Kurtit.

“Kthehu në temë e mos na shit përralla. Kthehu në temë, thirre kabinetit qeveritar këtu, edhe ti i nderuar mbaje rendin. Mbaje rendin”.

“Kryeministër, kthehu në temë. Nëse nuk kthehesh me folë për naftë, nuk do të flasësh”.

I.M/Shqiptarja.com