Dervishi në Repolitix: Grupet kriminale produkt i skamjes, pjesëtarët e tyre idhuj të adoleshentëve të sotëm

30 Janar 2019, 23:05

Gazetari Ferdinand Dervishi u shpreh në emisionin "Repolitix" se grupet kriminale kanë zënë rrënjë në vend për shkak të terrenit që u has pas viteve '90. Sipas tij, varfëria, skamja dhe izolimi nga vendet perëndimore, solli emigrimin dhe dëshirën për të përfituar sa më shumë para, pavarësisht ligjshmërisë së mund të kishte mënyra e përfitimit.

"Cfarë ndodhi në Shqipëri? Pas viteve '90, në skamje e varfëri, shumë shqiptarë emigruan jashtë dhe filloi t'iu pëlqente makina e shtrenjtë dhe gjërat e luksit. Pas punës së tyre të pisët, ata u rikthyen në Shqipëri me po atë makinën e bukur, ndërsa adoleshentët ato kanë idhuj ditët e sotme. E di se cfarë bisedojnë me njëri-tjetrin adoleshentët, se filani ka një vilë të bukur, një femër të bukur, se ka një armë...", u shpreh Dervishi.