TIRANË- Pas mjekut të 21 janarit Sami Koceku, një tjetër emër që spikat në listët e Partisë Demokratike është edhe Erzen Breçani. Në fakt emrat e konfirmuar nga votat e anëtarësisë së PD kanë folur shumë për situatën mes kandidatëve dhe pëlqimin për emrat e Bashës.
Erzen Brecan, ish – drejtuesi i policisë, që pas largimit të qeverisë Berisha u përqendrua në aktivitetin e tij të një security privat ndërsa emri i tij spikati në debatin me ish ministrin Samir Tahiri teksa kërkohej të largoheshin nga pallati banorët tek rruga "Margarita Tutulani". Por në listën e Bashës ai u shfaq si kandidat në degën e Tirana 4. Erzen Breçani u shfaq sërish në publik në ngjarjen e Babales, strumbullar i politikës në 2018-2019 dhe një nga dëshmitarët që dekonspiroi skenarin e PD të “Babale” është edhe ish-drejtuesi i lartë i policisë në kohën e qeverisjes Berisha, Erzen Breçani. Asokohe Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht përgjimet e bisedës telefonike mes ish-zv.drejtorit të policisë së Tiranës Erzen Breçani dhe kunatit të Babales, Fredi Alizoti si dhe konfirmimin që i ka bërë kësaj bisede në prokurori, vetë Erzen Breçani. Ky i fundit ishte telefonuar nga Fredi Alizoti duke i shpjeguar se ai përgjim ka qenë i sajuar dhe fals, por në mënyrë që ai të mos fliste duhet të bëhej pagesa e premtuar sipas tij nga Salianji.
Nga ana tjetër Breçani i ka pohuar se nuk bëhen këto punë, duke marrë në qafë njerëz kot dhe për të përfituar azilin jashtë shtetit. Biseda është përgjuar në 29 maj 2018 mes Breçanit dhe Alizotit, ku ky i fundit tregon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Ndërkohë një ditë më vonë Alizoti është lidhur në telefon me drejtorin e Policisë Qarkut Fier, duke treguar të gjithë të vërtetën.
Kjo dëshmi e Brecanit që dëmtonte, jo vetëm Ervin Salianjin, por çështjen më të fortë të PD-së, në fakt kundërshtonte telefonata e që më pas penalizuan Salianjin me një dënim që nuk është i formës së prerë, por mbi të gjitha e nxorën PD falsifikatore dhe Agron Xhafën të pafajshëm.