Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Partinë demokratike në Tiranë nga ana e anëtarësisë, të cilët kanë votuar mes 140 emrash të propozuar për kandidatë për deputetë. 

Nga 4352 anëtarë me të drejte vote në Kamëz, sipas deklaratës zyrtare të PD-së morën pjesë në votime 2217, por burime i konfirmuan Report Tv se numri anëtarëve që votuan ishte rreth 1000. Në degën e Partisë Demokratike në Kamëz është konfirmuar e gjithë lista e kanidatëve për deputetë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku i Kamëz, Xhelal Mziu është konfirmuar, por ka pasur 268 vota kundër tij. Sipas formulës që ka nxjerrë PD-ja, do të duheshin 635 vota për ta s'kualifikuar. Së bashku me Mziun pjesa tjetër e kandidatëve janë konfirmuar të gjithë. Ndërkohë që është konfirmuar edhe e gjithë lista e Paskuqanit. 

Gjatë procesit të votimit është vënë re edhe një pjesëmarrje e ulët në krahasim me qarqet e tjera.  Tashmë ka përfunduar numërimi i votave dhe mësohet se janë konfirmuar të gjithë kandidatët, përveç mjekut toksikolog Andrin Tahiri, i cili është s'kualifikuar nga dega 3 e PD-së në Tiranë.

Report Tv siguroi pamje nga transportimi i kutive të votimit në selinë blu. Kjo është hera e parë që po numërohen votat në selinë e Partisë Demokratike, nga 'Basha', në selinë e partisë së tij. 

Për sa i përket edhe listës së kandidatëve të cilët PD kërkon që të shkojë në zgjedhje përballë PS-së, ka patur disa surpriza, pasi kanë qenë emra të shumtë të cilët kanë ngjallur debat.

Ka patur emra artistësh, sportistësh, por edhe ish-funksionarë të lartë të policisë së shtetit që janë futur në listën me 140 emra. Ky ka qenë edhe qarku i fundit që ka përmbyllur votimet e anëtarësisë se Partisë Demokratike, më herët është votuar edhe në 11 qarqet e tjera.

Nga 23,507 anëtarë me të drejtë vote në këtë proces, morën pjesë në votim 14,127 anëtarë, ose 60 % e tyre.
 
Të dhënat sipas Degëve të Qarkut Tiranë janë si më poshtë:

Dega Tirana 1/ Nga 650 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 486 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Aldo Bumçi     

2.      Bislim Ahmetaj        

3.      Blerina Zylfo  

4.      Enno Bozdo    

5.      Izet Hysa 

6.      Lili Sula   

7.      Ramazan Shushku                       

Dega Tirana 2/ Nga 1100 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 751 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Adrian Tufina

2.      Agim Parllaku

3.      Basir Çollaku 

4.      Blerina Banushi      

5.      Blerina Brovina      

6.      Florjon Mima

7.      Ivi Kaso  

8.      Majlinda Prendi      

9.      Mirela Tabaku

10.    Sokol Allaraj                          

Dega Tirana 3, mësohet se është s'kualifikuar mjeku toksikolog Andrin Tahiri, ndërkohë vijojnë garën 5 kandidatët e tjerë./ Nga 640 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 412 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Aida Shehu      

2.      Alfred Pllumbi         

3.      Çlirim Gjata    

4.      Ledia Sula        

5.      Ledor Marku                       

Dega Tirana 4/ Nga 1750 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 839 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Erzen Breçani 

2.      Gent Strazimiri        

3.      Klaudia Neziraj       

4.      Mark Uka

5.      Mirgen Zaçellari    

6.      Sokol Preçi                 

Dega Tirana 5 (Zona e ish bllokut), ka pasur rreth 40% pjesëmarrje të votuesve të anëtarësisë së PD-së./ Nga 1365 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 933 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Agron Shehaj 

2.      Akil Kraja         

3.      Aleksander Biberaj 

4.      Arben Kashahu        

5.      Besmira Manaj        

6.      Besmira Petriti         

7.      Dorjan Teliti   

8.      Durim Kraja    

9.      Edlira Beqiri    

10.    Endrin Gjipali     

11.    Genc Pollo      

12.    Gert Bogdani      

13.    Lediana Fratari  

14.    Teuta Starova                         

Dega Tirana 6 (Kombinati), ka pasur 65% pjesëmarrje në votime, nga ku u konfirmuan të gjithë kandidatët në listën për deputetë./ Nga 875 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 488 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Eduard Hajko 

2.      Fatbardh Kadilli     

3.      Ina Zhupa         

4.      Klodiana Shala       

5.      Majlinda Zoça

6.      Ornelda Zefi   

7.      Shpetim Agolli                              

Dega Tirana 7 (Ish fusha e aziacionit)/ Nga 1400 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 954 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Albana Vokshi

2.      Alfred Rushaj

3.      Artan Pogoni 

4.      Eda Shuli

5.      Erald Shulla  

6.      Erges Eskiu      

7.      Etion Kapedani        

8.      Julian Deda     

9.      Renald Rista   

10.    Sami Koçeku        

11.    Taulanda Jupi

12.     Zak Topuzi                       

Dega Tirana 8/ Nga 1315 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 896 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Anila Jani         

2.      Arta Sakja       

3.      Eni Kasmi

4.      Gentjan Muça

5.      Ilir Pilku 

6.      Jorida Tabaku

7.      Nderim Horeshta    

8.      Tomorr Alizoti       

9.      Uran Abazi       

10.    Vehap Kola                      

Dega Tirana 9/ Nga 775 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 492 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Alfred Pjetri   

2.      Arben Ristani  

3.      Grida Duma     

4.      Hasan Cani      

5.      Ilirjan l:açi       

6.      Robert Budina

7.      Zamira Bushati                       

Dega Tirana 10, ka pasur rreth 60% pjesëmarrje të votuesve të cilët janë anëtarë të Partisë Demokratike. / Nga 500 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 323 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Belind Këlliçi  

2.      Eduard Kelmendi    

3.      Enkeleida Sallaku  

4.      Ervin Minarolli       

5.      Ilir Stojku        

6.      Irsida Shehi     

7.      Mateo Spaho  

8.      Nada Kallçiu  

9.      Sebastiana Bytyçi    

10.   Zhaneta Ndregjoni                         

Dega Tirana 11  (Lapraka)/ Nga 1125 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 749 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Ahmet Prençi  

2.      Orjola Pampuri       

3.      Suada Vathi    

4.      Vebina Resuli                       

Dega Tirana 12/ Nga 675 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 435 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Ethem Aga       

2.      Forcim Kola    

3.      Gazmend Dibra                       

Dega Tirana 13/ Nga 475 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 312 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Emri Vata         

2.      Eldona Sipri    

3.      Klodian Luzi                         

Dega Tirana 14/ Nga 700 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 547 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Besim Kuka      

2.      Migena Kazdeda      

3.      Tahsim Mema                       

Dega Tirana 15 ( Baldushku)/ 

1.      Halim Kosova 

2.      Petrit Sudi       

3.      Vath Tabaku                        

Dega Tirana 16/ Nga 325 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 228 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Eduart Rexha 

2.      Festim Maqinaj       

3.      Flamur Noka  

4.      Ilir Zmalaj       

5.      Minushe Lazaj       

Dega Rrogozhine/ Nga 450 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 318 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Agron Kaja      

2.      Eqerem Deliu  

3.      Shkelqim Kalemi     

4.      Sokol Gosa     

5.      Tomor Ballabani    

6.      Vladimir Manushi  

Dega Vore/ Nga 1025 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 655 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Ardian Xhakoni       

2.      Fiqiri Ismaili    

3.      Hysni Mara      

4.      Isuf Demirxhiu         

5.      Ymer Marku                         

Dega Kamëz, janë konfirmuar të gjithë kandidatët, ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu është konfirmar. Demokratët i kanë dhënë 268 vota kundër. Ky është një numrër i lartë duke pasur parasysh se Mziu e kishte kthyer Kamzën në një bastion të PD-së. Nga 4352 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 2217 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Alfred Halilaj, konfirmohet me 43 vota kundër

2.      Bilbil Bajraktari, konfirmohet me 9 vota kundër

3.      Dhimiter Vata, konfirmohet me 14 vota kundër

4.      Munir Shehu, konfirmohet me 25 vota kundër

5.      Tomorr Kotarja, konfirmohet me 216 vota kundër     

6.      Xhelal Mziu, konfirmohet me 268 vota kundër

7.      Ylber Vata, konfirmohet me 17 vota kundër                

Dega Kavaje/ Nga 1910 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 964 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Andi Lila 

2.      Fisnik Qosja    

3.      Mirazh Shkodra      

4.      Shkelqim Hoxha      

5.      Suzana Arkaxhiu    

6.      Përparim Çaça                     

Dega Paskuqan/ Nga 1525 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë në votim 762 anëtarë
U konfirmuan kandidatët:

1.      Agron Hajdarkola 

2.      Armend Gjana

3.      Havzi Ahmati  

4.      Fatos Rexha    

5.      Flamur Hoxha

6.      Xhelil Koleci

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:07
Përfundon procesi i votimit për kandidatët e PD, skualifikohet vetëm mjeku Andrin Tahiri

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të listës së kandidatëve të propozuar nga baza e Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se janë konfirmuar të gjithë kandidatët përveç mjekut toksikolog Andrin Tahiri, i cili është s'kualifikuar nga dega 3 e PD-së në Tiranë.

Ky proces ka patur disa surpriza, ish-kryebashkiaku i Kamëz, Xhelal Mziu është konfirmuar, por ka pasur 268 vota kundër tij. Sipas formulës që ka nxjerrë PD-ja, do të duheshin 635 vota për ta s'kualifikuar. Sëbashku me Mziun pjesa tjetër e kandidatëve janë konfirmuar të gjithë. 

Ora 21:52
268 demokratë votuan kundër tij, reagon Xhelal Mziu: Nuk gjej dot fjali më shprehëse sesa mirënjohjen

Ish-kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka reaguar pas konfirmimit si kandidat për deputet në listat e PD-së.

Në Kamëz duket se ka pasur demokratë të pakënaqur, pasi 268 nga 1000 anëtarë, votuan kundër Mziut.

"Nuk gjejë dot fjali më shprehëse sesa: Mirënjohje për çdo anëtar të Partisë Demokratike në Degën Kamëz!

Ju përsëri dëshmuat se mbeteni simbol i lirisë, i garës së hapur dhe konkurencës.

Konfirmimi i gjithë kandidatëve si përfaqësues politik të forcës tonë është tregues i unitetit, pjekurisë, energjisë dhe fuqisë që ka kjo degë, ikonë e fitoreve, krenari e demokratëve.

Sigurisht që vota e sotme është edhe një mundësi reflektimi se çfarë mund dhe duhet të bëjmë më mirë në të ardhmen e afërt.

25 prilli është pranë.

Fuqia jonë reale do tregohet me numra atë ditë, atë datë të mezi pritur.

Ajo është beteja jonë, kjo ishte një garë midis miqve të të njejtit ideal.

Urime dhe suksese të gjithëve!

Suksese dhe fitore Partisë Demokratike!

Me Lulzim Bashën ditë më të mira do të vijnë për Shqipërinë", shkruan Mziu.

Ora 21:26
Sherr me grushte gjatë votimit në Kamëz? Të dhunuarit dalin nga spitali pa bërë një denoncim

Burime për Shqiptarja.com tregojnë se gjatë votimeve për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në Kamëz ka pasur një sherr, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona. 

Sipas informacioneve në spitalin Ushtarak kanë shkuar të dëmtuar me sende të forta Jetmir Prençi dhe Darvin Zalla, të cilët janë zënë me Lorik Bajën, i cili mendohet të jetë mbështetës i Xhelal Mziut. Më pas ata kanë dalë nga spitali pa bërë një denoncim. Burime për Shqiptarja.com bëjnë  me dije se dy anëtarët e PD-së janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas janë parë nën shoqërinë e ish-kryebashkiakut Xhelal Mziu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhelal Mziu e ka mohuar që të ketë ndodhur ky sherr. Mesa duket anëtarët e PD-së kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Mziun dhe kanë lënë pas sherrin e ndodhur, pa pasoja të rënda. 

Shqiptarja.com kontaktoi me babain e Jetmirit, Shemsi Prençin, i cili mohoi që djali i tij të jetë përfshirë në një sherr dhe të jetë dhunuar.

Për ish-kryebashkiakun Xhelal Mziu votuan kundër 268 demokratë, por duheshin 635 vota për ta s'kualifikuar.

Ora 20:55
Votimi i kandidatëve të PD në Kamëz/ Konfirmohet Xhelal Mziu, 268 demokratë votuan kundër tij

Në degën e Partisë Demokratike në Kamëz është konfirmuar e gjithë lista e kanidatëve për deputetë.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku i Kamëz, Xhelal Mziu është konfirmuar, por ka pasur 268 vota kundër tij.

Sipas formulës që ka nxjerrë PD-ja, do të duheshin 635 vota për ta s'kualifikuar.

Sëbashku me Mziun pjesa tjetër e kandidatëve janë konfirmuar të gjithë. Ndërkohë që është konfirmuar gjithashtu edhe e gjithë lista e Paskuqanit. 

Dega Kamëz:

1.      Alfred Halilaj

2.      Bilbil Bajraktari      

3.      Dhimiter Vata 

4.      Munir Shehu  

5.      Tomorr Kotarja     

6.      Xhelal Mziu     

7.      Ylber Vata     

Dega Paskuqan

1.      Agron Hajdarkola 

2.      Armend Gjana

3.      Havzi Ahmati  

4.      Fatos Rexha    

5.      Flamur Hoxha

6.      Xhelil Koleci

Ora 18:36
Pamjet ku kutitë e votimit çohen në selinë blu për t'u numëruar

Report Tv ka siguruar videot nga momenti kur kutitë e votimit janë duke u transportuar tek selia blu, ku pritet edhe të numërohen. Në to ndodhet vota e demokratëve që kanë votuar ditën e sotme listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës.