Dështon projekti për mbetjet e riciklueshme në Durrës! Bashkia blen 700 kazanë të rinj, por s’ka pikë grumbullimi! Qytetarët pa informacion për ndarjen e plehrave në burim

21 Shtator 2023, 17:04

Projekti për mbetjet e riciklueshme ka dështuar në Durrës, edhe pse bashkia ka blerë së fundmi 700 kazanë të rinj. Qytetarët nuk kanë ende informacion për ndarjen e mbeturinave që në banesë, e nga ana tjetër nuk është ndërtuar pika e grumbullimit për mbetjet e riciklueshme.