Dështon tenderi i transportit, 10 fëmijë në Zapod të Kukësit mbeten pa mësim prej më shumë se dy javësh

23 Shtator, 12:50 | Përditesimi: 23 Shtator, 12:53

Edhe pse shkolla ka nisur prej më shumë se dy javësh, në Zapod të Kukësit, 10 fëmijë nuk kanë shkuar asnjë ditë në mësim, sepse nuk kanë furgon. Tenderi i transportit, kontraktuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë, dështoi pasi vlera ishte e ulët, 21.8 milione lek, ndaj nuk u paraqit asnjë kompani.

r.k./Shqiptarja.com