Destinacioni ‘kryefjalë’ i këtij dimri, qytetarë të shumtë nga Shqipëria kalojnë fundjavën në Prevallë të Prizrenit

15 Dhjetor, 19:26

Qindra qytetarë nga Shqipëria zgjodhën që këtë fundjavë ta kalojnë në Prevallë të Prizrenit. Dëbora që ende vazhdon të bjerë, sportet dimërore dhe çmimet i tërheqin ato më së shumti.

Kryesisht zgjedhin që ta vizitojnë me guide turistike, por edhe me makinat personale.

Por ajo çfarë është më shqetësuese për banorët e zonës dhe policinë e Kosovës është udhëtimi i vizitorëve nga Shqipëria pa paijsje dimërore, sidomos ata që vijnë me automjete të vogla.

    No videos found.