DETAJE/ Babai mban peng 2 fëmijët nën efektin e drogës! Gruaja e denoncoi 2 herë

15 Maj, 11:38

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Durrës ku Aleks Marku, nën efektin e drogës, ka mbajtur peng 2 fëmijët dhe ka qëlluar me kallashnikov. Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se gruaja e tij kishte bërë denoncimin në polici të Lezhës 2 herë për dhunë por nuk ishte paraqitur në gjykatë për urdhër mbrojtjeje, pasi i kishin zgjidhur vetë mosmarreveshjet mes tyre.