Detaje nga fëmija i braktisur në Golem, lindi nën peshë, ndodhet në reanimacion! 3 vite më parë nëna kishte lënë rrugëve një fëmijë tjetër

8 Maj 2023, 12:04

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga fëmija që u gjet i braktisur në Golem. Mësohet se ai ka lindur në muajin mars dhe është nënpeshë, për pasojë ndodhet në reanimacion.

Policia ka identifikuar nënën 22-vjeçare  dhe është në kërkim të saj, teksa janë të paqarta rrethanat e braktisjes së fëmijës. Sipas burimeve jo zyrtare, nëna ka braktisur më herët dhe një fëmijë tjetër tre vite më parë në Tiranë.