Detaje të reja nga dosja e Dakos, GJKKO: 12 vjet ndërtim pa leje, ish-kryebashkiaku e legalizoi për 7 muaj! SPAK prova nga ‘Gogle Earth’

8 Qershor 2023, 18:21

SPAK thotë se e ka të faktuar dhe nga pamjet e Google Earth se pallati që nisi për 7 kate dhe përfundoi me 11 në Durrës, ka nisur të ndërtohet prej vitit 2010, kur bashkia ende nuk e kishte dhënë lejen. Sipas SPAK, Dako legalizoi për 7 muaj, ndërtimin që kishte 12 vite pa leje dhe pësoi dëme të mëdha nga tërmeti.