Detajet, si u arrestua efektivi dhe 2 trafikantët! Kokaina u soll nga polici, mbi të shkruhej BARON

14 Maj 2021, 21:07

Report Tv ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen se si u zbulua dhe u sekuestrua kokaina dhe u arrestuan efektivi i RENEA-s dhe 2 trafikantët.

Droga u kap në aksin Durrës - Tiranë, rruga e vjetër e Ndroqit, në një bar kafe, ku makina tip ‘Benz’ me targa AB892BZ me drejtues efektivin Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Niman, 62 vjeç i dënuar më parë për trafik droge kanë parkuar makinë pranë këtij lokali, ku i priste me makinën tip ‘Benz’ me targa AA463TO me drejtues Luan Gaçi, 43 vjeç.

Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani dalin nga automjeti duke shkuar për tek bagazhi i mjetit të tyre dhe ndërkohë u afrohet Luan Gaçi. Pasi afrohen te tre personat hapin bagazhin e automjetit dhe Xhuljo Lici ka nxjerre nje pako ne forme drejtkendore e mbeshtjelle me celofon plastik (Plasmas) trasparent ku brenda saj dyshohej se kishte lende narkotike te llojit "Kokaine" dhe po e mbante ne dore ne prezence te shtetasit Ded Nimani dhe Luan Gaçi duke biseduar me ta. Sapo ka ndërhyrë policia efektivi i RENEA-s ka hedhur pakon e kokainë mbi të cilën shkruhet BARON. Pako kishte peshën e 1 kg e 88 gramë. Ata u arrestuan nga policia, ndërsa u sekuestrua edhe kokaina