Ish-kryeminstri Sali Berisha ka reaguar pas masave detyrim paraqitjeje që SPAK ka vënë ndaj dy gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno, në kuadër të operacionit për goditjen e një grupi kriminal.
Teksa ishte në një konferencë për mediat, Sali Berisha kërkoi heqjen e masës ndaj gazetarit Elton Qyno, duke pretenduar se është rrëmbyer nga Altin Dumani pasi ka denoncuar lidhjet e Ramës me krimin. “Kjo masë - shtoi Berisha - nuk ka lidhje me atë të Artan Hoxhës që sipas tij është anëtar i bandës Bajri."
Elton Qyno, në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Altin Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.