'Dezinformimi dhe edukimi mediatik'! Shqipëria përfaqësohet në Turqi nga kryetarja e AMA-s

22 Shtator 2023, 23:01

Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital", organizuar nga Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk (RTÜK), me pjesëmarrjen e drejtuesve të enteve rregullatore të Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.