Dhe 3 ditë afat, rivlerësohen 58 mijë pasuri të paluajtshme! Kryeson Tirana, s’ka interes në Has, Tropojë e Kolonjë

28 Shtator 2021, 19:54

Mbi 58 mijë pasuri të paluajtshme, toka, shtëpi apo biznese janë rivlerësuar deri më tani, ndërsa për të kryer këto proces, qytetarët kanë edhe tre ditë kohë. Interesi më i madh për të rivlerësuar çmimin e pasurisë ka qenë në Tiranë e Durrës, ndërsa më pak në Has, Tropojë dhe Kolonjë.