Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore

28 Tetor, 15:12

Dhoma Amerikane e Tregtisë i sugjeron qeverisë që luftën ndaj informalitetit dhe nëndeklarimit të pagave mos ta bëjë me fushata të përkohshme por me një politikë të studiuar gjithë vjetore. Në rekomandimet e dhëna për Strategjinë e të Ardhurave ata sugjerojnë që të hiqen përjashtimet tatimore për biznese të ndryshme, të rishikohet tatimi mbi pagat si dhe të ulet TVSH-ja për produktet e shportës.