Dhoma Amerikane: Klima e biznesit është përmirësuar! Ulet korrupsioni, shqetësim monopolet

7 Dhjetor 2023, 17:30

Klima e Biznesit është përmirësuar në vitin e kaluar dhe sinjalet janë pozitive edhe për këtë vit. Ky është perceptimi i bizneseve amerikane në indeksin e fundit të publikuar. Pozitivisht vlerësohet ulja e korrupsionit dhe funksionimi i drejtësisë, por nga ana tjetër kompanitë vlerësojnë shqetësim gjetjen e punonjësve, prezencën e monopoleve dhe ekonominë informale.