Dhuna ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi ende në gjendje të rëndë shëndetësore!

31 Maj, 11:22 | Përditesimi i fundit: 2024-05-31 19:49:21

Nga verifikimi i Sistemit TIMS rezulton se 3 prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ndodhen brenda vendit, por s' përjashtohet mundësia që të jenë larguar në mënyrë ilegale. Ndërkohë avokati 45 vjeçar nuk e ka kaluar ende rrezikun për jetën as sot, dy ditë pasi u dhunua në zonën e ish bllokut në Tiranë. Nga 4 autorët, 1 u vetëdorëzua. Edhe porositësi i ndaluar.