Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, në kërkim një efektiv policie, largoi me motor autorin e sulmit nga vendngjarja

19 Nëntor 2022, 21:28

Nga hetimet që po kryhen për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi, Policia ka arritur të zbulojë se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një efektiv policie pjesë e komisariatit nr.4, Ermir Doda që është shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar autorin Redon Skutera që të largohet nga vendi i ngjarjes pasi sulmoi gazetarin Doçi pranë banesës së tij.