Dhuna ndaj Ymer dhe Erjon Çelës, Rama: U sulmuan nga huliganët e PD, vijnë në protestë me shufra hekuri

3 Qershor 2019, 17:02

Protesta e 2 qershorit, nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama. Në vëmendje u ndal tek dhuna e ushtruar ndaj dy protestuesve, babë e bir, për të cilët opozita pretendonte se ishin dhunuar nga policia, ndërkohë ishte kret e kundërta. Sipas tij, një protestë ku në rresht të parë janë njerëz me maska, me shufra hekuri nuk mund të jetë kurrsesi paqësore apo qytetare. Ai theksoi se e gjitha kjo bëhet, për shkak se opozita e bashkuar ka frikë nga zgjedhjet dhe mbi të gjitha Reforma në Drejtësi.

"Plaku që i mban lidhur ai kokrat e tespieve, nxori sikur protestuesit janë rrahur nga policia, por në fakt ata janë rrahur nga ata vetë. Huliganë me shkopa hekuri, që iu shkaktuan gjithë ato dëmtime. Sado inat ta kenë këtë qeveri, si mund të shkojnë të përzihen në turma ku disa vijnë me shkopa hekuri, kur në vijën e parë janë njerëz me kapuç të zinj, kur i dyti iu bërtet dhe i ulëret instinkteve më të egra të njeriut për të përdorur dhunë. Gjithmonë e më pak do të jenë. Nuk meritojnë as respektin e demokratëve që janë qytetarë të ndershëm, që mund të duan një qeveri tjetër, por jo që Shqipëria të kthehet prapa. Kanë drejtues që ishte kryebashkiak i Tiranës dhe nuk rregulloi sahatin. Shqiptarët e dinë që ka plot politikanë që i dinë shqiptarët për budallenj, por shqiptarët e dinë dhe kanë një arsye që nuk e thonë pse nuk hyjnë në zgjedhje. Kanë frikë nga zgjedhjet, por kanë panik edhe nga drejtësia, nga Reforma në drejtësi prandaj duan rrëmujë që të mund të përmbysin edhe Reformës", përfundoi Rama.

  •  

    No videos found.