'Dhuna në derbin e basketbollit ka lënë gjurmë', Sekretari i FSHB-së për Report TV: Reagimi i shefes së Tiranës kalon në Disiplinë

24 Prill 2023, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2023-04-24 16:22:07

Korab Llazani, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka reaguar në lidhje me dy incidentet e fundit të dhunës në basketbollin vendas. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit te femrat prodhoi dhunë, ndërsa drejtorja e Klubit Shumësportësh Tirana, Deborah Keci u bë protagoniste në sfidën e basketbollit të meshkujve mes Tiranës dhe Besëlidhjes.