Dhuna në oborrin mbretëror/ Princ Leka dhe Elia Zaharia me urdhërmbrojtje, duhet të qëndrojnë 5 m distancë me njëri-tjetrin! Takimi me vajzën në prani të dados

7 Mars, 15:45

Tirane- Gjykata Civile e Tiranës firmosi sot dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Seanca u mbajt sot paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të kësaj të fundit Gjergj Zaharisë. Burime konfirmojnë për dy të parët se është aprovuar nga togat e zeza kërkesa dhe nga dita e sotme për Lekë Zogu ll dhe bashkëshorten e tij me të cilën ndodhet në proces divorci Elia Zaharia urdhërohet mbrojtja e menjëhershme.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e të atit, Gjergj Zaharia.