Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, momenti kur Policia gjen molotovët brenda makinës së 2 personave të maskuar

1 Nëntor, 11:30 | Përditesimi: 1 Nëntor, 11:30

Pas protestës së djeshme të zhvilluar në Tiranë, ku u arrestuan 6 persona për vepra të ndryshme penale, Policia ka gjetur gjatë kontrolleve në banesat e dy personave të maskuar bomba molotov, që do të përdoreshin kundër institucioneve, bizneseve dhe efektivëve të Policisë.

Nga pamjet e bëra publike nga Policia, molotovët ishin fshehur në pjesën e pasme të automjetit, ndërsa disa prej tyre ishin brenda një çante.

Policia për protestën e djeshme, veç 6 të arrestuarve, nisi hetimet edhe për tre persona të tjerë, si dhe shpalli në kërkim edhe 2 protestues.

A.E/Shqiptarja.com