'Dhuna nuk ka vend në jetën demokratike', ambasadorja e BE-së për protestat: Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut

5 Nëntor, 12:42 | Përditesimi: 5 Nëntor, 12:42

Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, tha se protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, por dhuna nuk ka vend në të. Sipas saj, çdo reagim ndaj akteve të dhunës duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin. Ajo nënvizoi se pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut të mirëfilltë dhe se institucionet demokratike duhet të krijojnë hapësirën e nevojshme për këtë dialog.

K.Ta/Shqiptarja.com