Dhuna për guroren, mjekët 'lehtësojnë akuzat' për fisin Rraja: Ishte plagosje e lehtë! Prokuroria: Hetimet vijojnë, s'ka komunikim akuze

11 Shtator 2023, 17:10 | Përditesimi i fundit: 2023-09-11 17:10:25

Mjekët ligjorë duket se kanë lehtësuar ndjeshëm pozitën penale të anëtarëve të fisit rraja, duke e klasifikuar dhunën e tyre ndaj banorëve të Borizanës si plagosje të lehtë. Prokuroria e Tiranës thotë megjithatë se akuza ende nuk ka ndryshuar dhe se të pandehurit po hetohen edhe për kanosje, pasi ditën e ngjarjes mbanin armë në duar të cilat i kanë përdorur për të kërcënuar e goditur dy të dëmtuarit.