Dhuna për guroren në Krujë, policia zbarkon në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja! Në kërkim djali i tij e 2 vëllezërit

19 Korrik 2023, 11:25 | Përditesimi i fundit: 2023-07-19 14:53:55

Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.