Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, AMP nis hetimin për 4 efektivë! Policët pranojnë se kanë neglizhuar çështjen

9 Nëntor 2023, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2023-11-09 14:34:35

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë i Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat "Stinët", ku në rrethana të mistershme 3-vjeçarja theu këmbën.