Dhunohet me leva avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof

29 Maj, 20:59 | Përditesimi i fundit: 2024-05-29 22:57:15

Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe pas disa orësh në spital gjendja e tij u përkeqësua. Policia zbardhi ngjarjen, teksa prangosi organizatorin dhe po kërkon 3 autorë, ndërsa më herët njëri u dorëzua. Dhuna ndaj avokatit ishte për shkak të detyrës, ndërsa zbardhja e ngjarjes nxori blof edhe Rithemelimin e Berishës që foli për dhunë të urdhëruar nga Rama